AGIM BAJRAMI: MBAJTJA E NJË KUVENDI TË MADH KOMBËTAR  TË LSHA, ËSHTË EMERGJENCË

 

A është e pranueshme që shkrimtarët dhe artistët shqipëtarë , të mos kenë sot një organizatë të fuqishme , të pavarur dhe përfaqësuese që mbron interesat e tyre profesionale , ekonomike dhe kulturore , ndërkohë që cdo kategori tjetër profesionale , ka strukturat e veta

 

Së pari unë ju falënderoj , që më në fund keni nisur ta bëni prezente këtë pyetje ,në komunitetin e fjetur të shkrimtarëve . Eshtë një pyetje që rrok një temë kaq të ndjeshme  në ecurinë dhe mbarëvajtjen e krijimtarisë se një shkrimtari dhe artisti ,pasi krijimi i një strukture të tillë nënkupton një.sërë beneficesh sic mund të jenë mbrojtja e interesave dhe të drejtës së autorit (,në Shqipëri ,dihet tashmë.sesa mbrohen të drejtat e autorëve ), bërja prezente para organeve të pushtetit të problematikave dhe shqetësimeve që karakterizojnë jetën dhe përditshmërinë e krijuesve , zhvilimin e politikave të përbashkëta kulturore mes klubeve të qyteteve te ndryshëm.përkrahja e të rinjve etj .Edhe pse kjo iniciativë duhet të ishte bërë prezente shumë kohë më.parë unë mendoj se asnjëhere nuk është vonë Jetpjmë në një vënd ku inkuzicioni i heshtur i pushtetit ,mungesa e perkrahjes ,dhe e politikave në favor të tyre, kanë krijuar një klimë të padurueshme në gjithë këtë komunitet Të thuash sot se jam shkrimtar ose poet nuk krijon më impakt tek të tjerët  E them.me plot gojën se figura e krijuesit ,nuk e ka më ate refleks dhe admirim.përballë lexuesit dhe spektatorit shqiptar ashtu sic e ka patur dikur ,përkundrazi Në një vënd ku nuk lexohet dhe nuk shkohet nëpër koncerte dhe ekspozita ,ku nuk ka politika të njëmenta , kulturore kjo figurë ka kohë që  konsiderohet si një apendiks ,duke  mbërritur kësisoj gjer në kufijtë e egzistencës .

 

A është organizimi i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve një fomosdoshmëri historike ,për të garantuar lirinë krijuese ,të drejtë e autorit dhe dinjitetin profesional Si mund të ndërtohet një organizatë ,që të jetë morslisht demokratike ,plurakiste dhe transparente ,duke shmangur cdo ndikim ideologjik politik ,krahinor dhe klanor

 

Personalisht unë e kam pritur me entusiazëm tl gjitha përpjekjet e disa kolegëve tanë më të moshuar vite më parë ,për bashkimin e krijuesve në një organizatë të vetme I kam ndjekur edhe  debatet ,dhe polemikat mes tyre .Te atyre që mendonin se krijimi i një.strukture unifikuese ,do të ishte në të mirë të krijuesve dhe të atyre që mendojnë.se krijuesi është një qenie individuale dhe nuk ka nevojë të mbyllet në korniza  Kam pritur me shpresë që dicka e mirë të vinte prej këtyre debateve ,por jam zhgënjyer Fryma e delirit ,megallomanisë dhe inateve të vogla që u reflektua tek një pjesë krijuesish ,jo vetëm nuk prodhoi asgjë të mirë ,por e shtoi më shumë kaosin.Jam.shumë dakort me ju se krijimi i një lidhje ose dickaje tjeter të ngjashme me të ,do të ishte një një gjë shumë pozitive ,sepse pa një lidhje  unike s’mund të reakizohet asgjë e mirë Lidhja e shkrimtareve nëse do të shprehesha figurativisht ,nëse do të rrinte larg ndikimeve politike dhe klanore ,krahas të mirave të shumta që i përmenda më lart ,do të lozte edhe rolin e një sindikate të pavarur  në mbrojtje të interesave tona krijuese.

 

Cili duhet të jetë roli i një lidhje moderne

 

Një lidhje moderne se pari duhet të kthehet në një familje të madhe vizionare  për krijuesit e cdo zhanri Zhvilluese e inisitivave krijuese ,iniciatore  e zhvillimeve të reja dhe promovuese e palodhur e vlerave të mirëfillta të anëtareve të saj ,të  krijojë lidhje me organizmat simotra të Kosovës dhe Maqedonisë së veriut ,duke hartuar projekte të përbashkëta kulturore ,artistike  ,duke luftuar me forcë  sektarizmin dhe nepotizmin qe vazhdon të egzistoje  prej kohësh mes nesh Një organizëm i tillë duhet te rikthejë dinjitetin e nëpërk