Pjesëmarrje edhe e shqiptarve të Amerikës në protestën, me moton “Kundër padrejtësisë”
PRISHTINE : Një numër i madh i qytetarëve(më shumë 300 mijë, sipas shtypit në Kosovë) nga të gjitha viset e Kosovës, u mblodhën sot (7 gusht 2025), në sheshin “Skëndërbeu” të Prishtinës, në një protestë të organizuar nga OVL-UÇK, Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës dhe organizatat e dala nga lufta kundër mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, kështu të paktën njoftojn mediat nga Prishtina.
Protesta u mbajt me moton “Kundër padrejtësisë”, për të dëshmuar solidaritetin me liderët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.
Kjo protest u tha se gjeti mbështetjen më të madhe të dekadës së fundit nga të gjitha faktorët relevant shqiptarë, përfshirë partitë politike, deputetët, organizatat joqeveritare dhe qytetarë të shumtë.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, siç dihet tash 5 vjet ndodhen në paraburgim në Hagë, që nga nëntori i vitit 2020.
Ata akuzohen për krime lufte, për të cilat janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Për protestën “Liri për Çlirimtarët” të mbajtur më 7 gusht 2025 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, burimet të huaja të shtypit ofruan informacione të “përvjedhura” si rendomtë me kéto rast duke ju referuar, dy axhensive më prestigjoze në botë Associated Press (AP), dhe Reuters që të dyja me bazë në New York.
Televizionet amerikane Bloomberg Tv, CNN, NBC, ABC, BBC, ose Al Jazeera, të cilat shpesh mbulojnë zhvillimet në Ballkan duke ju referuar Associated Press (AP), dhe Reuters, shkruajtën në faqen e tyre të internetit duke njoftuar se kan qenë dhjetra mijëra njerëz nga Kosova, por edhe të ardhur nga Shqipëria, nga Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i zi, si dhe diaspora shqiptare në Europë e Amerikë që mblodhën së bashku me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe protestuan për disa orë kundër Gjykatës Speciale të mbështetur nga BE-ja, e cila thanë ata po ndjek penalisht ish-luftëtarët ish komandatët e UÇK-së.
Balkan Insight: Kosovo War Veterans Stage Protest Against Hague Special Court
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe qytetarë të tjerë u mblodhën në Prishtinë për të protestuar kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilat ata i akuzojnë për paragjykim dhe përpjekje për të “rishkruar historinë” e luftës së Kosovës. Protesta, e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u mbajt në sheshin “Skënderbeu” dhe shprehu pakënaqësinë ndaj trajtimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në proceset gjyqësore. Demonstruesit, të mbështetur nga figura politike dhe ekspertë ligjorë, kritikuan Gjykatën Speciale për mungesë legjitimiteti dhe për përdorimin e pretenduar të dokumenteve serbe për të ndjekur penalisht ish-luftëtarët e UÇK-së.
WINK News: Kosovo Veterans Rally Against an EU-backed Court Prosecuting Their Former Fighters
Mijëra veteranë të luftës së Kosovës protestuan në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale të mbështetur nga Bashkimi Evropian, e cila po ndjek penalisht ish-luftëtarët e UÇK-së për luftën e viteve 1998-1999. Protesta u zhvillua në sheshin kryesor “Skënderbeu”, ku demonstruesit brohorisnin në mbështetje të ish-udhëheqësve të arrestuar të UÇK-së. Ata akuzuan gjykatën për padrejtësi dhe përpjekje për të njollosur luftën e tyre çlirimtare. Ngjarja pasqyroi zemërimin e një pjese të shoqërisë kosovare ndaj legjitimitetit të dyshuar të gjykatës dhe narrativës së saj për luftën e pavarësisë.
The Killeen Daily Herald: Kosovo Veterans Rally Against an EU-backed Court Prosecuting Their Former Fighters:
Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar kundër Gjykatës Speciale të mbështetur nga BE-ja, e cila po gjykon ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protestuesit, përfshirë veteranët e luftës, shprehën mbështetje për ish-luftëtarët e arrestuar dhe kritikuan gjykatën për përdorimin e dokumenteve të dyshuara serbe, të cilat sipas tyre synojnë të shtrembërojnë historinë e luftës së Kosovës (1998-1999). Protesta nxori në pah frustrimin e komunitetit ndaj proceseve gjyqësore në Hagë dhe perceptimin e njëanshmërisë së gjykatës.
Messenger-Inquirer: Kosovo Veterans Rally Against an EU-backed Court Prosecuting Their Former Fighters:
Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, mijëra persona u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” për të protestuar kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Demonstruesit, përfshirë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, brohorisnin slogane në mbështetje të ish-udhëheqësve të arrestuar dhe akuzuan gjykatën për padrejtësi dhe mungesë transparence. Protesta u organizua nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe reflektoi shqetësimet e gjera për narrativën e gjykatës ndaj luftës çlirimtare të Kosovës.
IntelliNews: Thousands Protest in Kosovo Against The Hague-based War Crimes Court:
Mijëra shqiptarë të Kosovës dolën në rrugët e Prishtinës më 7 gusht 2025 për të protestuar kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Protesta, e mbajtur në sheshin “Skënderbeu”, shprehu frustrimin ndaj perceptimit se gjykata është e njëanshme dhe mungon legjitimiteti. Demonstruesit, të mbështetur nga figura politike dhe veteranë, akuzuan gjykatën për shtrembërimin e narrativës së luftës për pavarësi të Kosovës (1998-1999) dhe për ndjekjen selektive të ish-anëtarëve të UÇK-së. Gjykata, e themeluar në 2015 me mbështetjen e BE-së dhe parlamentit të Kosovës, u kritikua për përdorimin e dokumenteve të dyshuara serbe.
Boston Globe :War Veterans Protest in Pristina Today, Against Injustices by the Special Court:
Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbajtën një protestë në Prishtinë më 7 gusht 2025, duke filluar nga ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu”. Protesta u organizua kundër padrejtësive të pretenduara të Gjykatës Speciale dhe raportimeve se dokumente dhe dosje serbe po përdoren në gjyqet ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se transporti urban dhe parkimi pranë Pallatit të Rinisë do të jenë falas për të mbështetur protestuesit. Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se pranimi i provave të prodhuara nga Serbia është “jashtëzakonisht shqetësues” dhe synon të falsifikojë historinë e luftës çlirimtare të UÇK-së
Sipas disa informacioneve në rrejete sociale, Fb, X, Instagram me pamje të drejtpërdrejta u panë dhjetra shqiptar të Amerikës që konfirmonjnë pjesëmarrjen specifike të shqiptarëve të Amerikës në protestën “Liri për Çlirimtarët” të mbajtur më 7 gusht 2025 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Megjithatë, tha konferecieria e kësaj proteste, protesta ka pasur një mobilizim të gjerë të shqiptarëve nga troje të ndryshme, përfshirë Maqedoninë e Veriut, me figura si Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, që ka marrë pjesë dhe ka theksuar unitetin kombëtar të shqiptarëve nga Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi dhe Kumanova.
Shqiptarët e Amerikës, të cilët historikisht kanë qenë aktivë në mbështetje të çështjes së Kosovës, përfshirë Batalionin Atlantiku me luftëtarët e UÇK- nga Amerika,sipas disa inserteve në rrjetet sociale ishin të pranishëm për të shprehur solidaritet, me protestën duke pasur parasysh lidhjet e forta me SHBA-në dhe rolin e diasporës në ngjarje të tilla.
Diaspora shqiptare në Amerikë, gjithmonë ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe historik në dekada në demostratat për lirinë e të drejtat e njeriut në Kosovë e viset e tjera nën Ish Jugosllavinë e Titos, dhe më pas demostratat për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe çështje të tjera kombëtare , në Washington, Çikago, Detroit dhe Nju Jork.
Pjesëmarrjen edhe e shqiptarve të Amerikës në këtë protestë, me moton “Kundër padrejtësisë”, për të dëshmuar solidaritetin me liderët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë, mund të shikohet edhe si ndjenja pro-amerikane dhe lidhja me çështjen e UÇK-së dhe për të treguar mbështetjen nga diaspora.


















