E enjte, 12 Mars, 2026

QAZIM D.SHEHU: DYER TË MBYLLURA.Tregim

Ndjeja një zbrazëtirë në gjoks. Kokën e kisha të rënduar. Një qiell i vrenjtur, atë paradite, dukej se ishte ulur enkas, si për...

Milazim KRASNIQI KOSOVA, 1999 . Poemë

1. Fshatra të tëra filluan të shkuleshin me rrënjë, siç shkulet një shelg nga stuhia. Po u prisheshin varret që ruanin kujtesën, dashurinë dhe dhimbjen, po prisheshin...

PJETER BUDI( 1566 – 1622). Madhështi e njerëzve. Poezi origjinale

AJO DITE ME MENI Ajo dite me menii Qi te vijne nde e vone Kete shekull te zi Ta diege e ta pervelojne, Si profeta ban deshmi Me sibilene, po...

Dritëro Agolli: 12 poezitë e fundit nga libri “Prit edhe pak”

Që në hyrje të librit, Dritëroi shprehet se këtë libër ia dedikon Sadijes, bashkëshortes së tij, e cila i ka qëndruar në krah...

Ukë Bucpapaj: Sytë. Poemë

*** Sytë ndryshe nga dritaret kurrë nuk bien në dashuri me perdet *** futmë në sy dritë jepmë të pi shikimi yt qoftë orë e strehë për hapësirën e kohën time të pashtëpi *** nëse keni frikë nga zemrat e acarta ejani në qytetet e zjarrta të syve shëtitni në rrugët e tyre që flasin me yje *** midis teje e syve të mi pylli me dashuri pa psherëtima përherë i ri *** bie a nuk bie shi kam një lumë që vërshon në e nën sy ku plagët shëron duke u mbytur në bukuri *** sytë e tim ati zarfojnë diellin dimrin e çdo lloj acari rrënojnë nuk i lejojnë ushtritë e borës të ma pushtojnë shpirtin që ende rri shtrirë në pëllëmbën e dorës së tij duke përkëdhelur nënën *** sytë e saj pasqyra copa copa të thyera të shpërndara nëpër dyshemetë e ditëve të kryqëzuara ende ruajnë shëmbëlltyrat e puthjeve të bekuara që kthejnë kohë të shkuara në të tashme të jetuara *** pas shiut që bie nga sytë te lëndinat e humbjeve zogjtë e shpresave mblidhen kuvendojnë e këndojnë te pemët e zemrave *** sytë janë zogjtë pa flatra që çukitin dritë në breroren e diellit *** sytë e të mirit me mjaltim drite punojnë e mbjellin tokën e begatë të shpirtit të tjetrit si ai *** të lumtura të ëmbla a me brenga ditët flokët i krehin te pasqyrat e syve të dhimbjeve bukurane *** kur qielli lahet në ujërat e vakëta të këngëve që çelin te sytë dielli plot krejni ulet këmbëkryq në sofra rrethore shpirti *** kur sytë dalin për këngëtim errësira e përhënur shpërndahet duke vrapuar me të katra prej frikës se mos bie pre në grepat e dritës *** drita te sytë nuk vjen nga qielli por nga fëmijët që janë lindje të përjetshme dielli *** jashtë syve fillon hapësira ku vetëm këngët guxojnë të fluturojnë marramenthi që të porositin bileta për shpirtrat e bardhë *** në oborret e pasme të syve njeriu luan me lodra ëndrre e sokëllima lumnie *** në udhët e syve të nënës fëmijët janë pemë të qeshura drite të blertë *** edhe pse dielli qep fustane drite për sytë tanë ditët nusërojnë pa rroba në shtat *** dita ditës drita shihet në pasqyrat e syve tanë e nuk plaket duke na mësuar alfabetin e bukurisë *** fjalët e dritës marrin frymë e hedhin valle te sytë kur këngët e diellit bëhen buzë e ditëve që mundin rrëmete e çelin te çdo stuhi e pazbutur jete *** a mund të jetohet në sy ku nepërkat ngrohen mbi gjethe të njoma loti? *** themelet e shtëpive i kam hedhur në sytë e nëntë diejve vetëm se prapë aty ka vend për dritë pa kufi *** vetëm me dritë mësohen të gjitha gjuhët që dinë e flasin sytë.

ILIAZ BOBAJ: REGJISTRIMI I BAGËTIVE. Tregim satirik

Në fshatin tonë erdhi një i njohuri im nga fshati përballë luginës. Kisha kohë pa e takuar. U përqafuam si miq të vjetër që ishim...

BISER MEHMETI : VAJI I FOSHNJES TREGIM

Kishte një kohë të gjatë që qëndroja i shtrirë me duart nën zverk, nën hijën e një peme të madhe me dëgë të...

AGIM DESKU: UJKU I VJETËR ME PETK TË RI, poezi

S'TË MBANË SHTRATI GJATË Mos mu ligshto o Çun Lajqi Se s'ka shtrat që të mbanë gjatë As s'ka limë që të topitë Siç e...

Shkelzen Zalli: LAHUTA, tregim për femijë

Lahuta! Vegël e popullit tonë. Dhe kjo duhet të ketë edhe sim- bolet tona. Ndaj vendosa që në tavolinën e gdhendjes sime të vinte...

Dr.Nail Draga: Publikohet libri “VESHJA E NUSËNISË KRAJANE”, nga Hamid Alaj,

BOTIM ME VLERË PËR VESHJEN KOMBËTARE TË KRAJËS Hamid Alaj, VESHJA E NUSËNISË KRAJANE, Art Club, Ulqin, 2021 Në hapësirën etnogjeografike shqiptare të...
- Advertisement -

EDITORIALE

Flamur Bucpapaj: Albania Today: When Neighbors Arm Themselves with Supersonic Missiles and Modern Forces,...

Albania Today: When Neighbors Arm Themselves with Supersonic Missiles and Modern Forces, While We Remain Weak   – Strategic Analysis by Flamur Bucpapaj In a region like...

Flamur Bucpapaj: Shqipëria sot: kur fqinjët pajisen me raketa supersonike dhe ushtri moderne, ndërsa...

    Analizë strategjike nga Flamur Bucpapaj     Në një rajon si Ballkani, ku historia, politika dhe siguria janë gjithmonë të ndërlidhura, ajo që ndodh sot nuk është...

Prof.dr Skender Asani: Maqedonia e Veriut midis reformimit dhe stagnimit të procesit eurointegrues

    Nëse perspektiva evropiane vazhdon të mbetet e bllokuar dhe procesi i reformave i paralizuar nga kalkulimet e brendshme politike, ekziston rreziku që vendi të...

Frank Shkreli: KLASA POLITIKE NË SHQIPËRI DHE NË KOSOVË PO TRADHTON SHPRESËN DHE...

      Deshta të them “Elita Politike Shqiptare”, por jo, se lexuesit e nderuar që kanë ndjekur shkrimet e mia modeste gjatë viteve e dinë se...

Frank Shkreli:  PA U DISTANCUAR NGA E KALUARA, NUK FITOHET BESIMI I SË ARDHMES

PA U DISTANCUAR NGA E KALUARA, NUK FITOHET BESIMI I SË ARDHMES Nga Frank Shkreli Më duket sikur Shqipëria ka “arritur” kulmin e krizave ciklike politiko-ekonomike të...