Tek sa po pija kafen një mbasdite në ballkonin tim të mbushur me lule shumëngjyrëshe, papritur më vjen një vidjothirrje në telefonin tim.
Nuk e mendoja ose të thëm më mirë nuk e prisja.
Para kamerës u shfaq fytyra e një gruaje të panjohur për mua.
Fytyra saj e bukur më tërhoqi, sytë jeshil magjepës flisnin aq shumë.
– Miredita!
– Miredita!
– Më falni për këtë telefonate, por në këto kushte izolimi vetëm kjo eshtë e vetmja menyr që munda të zgjidhja për të biseduar me ju.
– Quhem Biora!
– Ju shkruani?
– Po.
– Shkruani poezi? – Ju kam lexuar..
Nëse mundeni do të deshiroja të shkruanit një tregim për jetën time… nuk e di nëse do të mundeni ta bëni?!
– Po sigurisht që mundem…, krahas poezis unë levroj edhe prozën, shkruaj tregime me tema të ndryshme, por kryesisht shkruaj nga jeta e perditëshme reale që jeton gruaja shqipëtare, dashurisë në vazhdim me bukurinë por edhe hallkat e saj.
Sikur u zgjata sa po doja t’ju thoja se ju falenderoj që më zgjodhët mua për të shkruajtur rreth jetës tuaj.
Le të mbetet ky shkrim në vëllimin tim me tregime.
E vështrova në sy sikur sikur doja nga sytë e saj të bukur, atë të cilën ajo donte të më tregonte.
Çuditërisht sytë janë të vetmit që shprehin botën e brendëshme, janë ata të cilët shprehin ç’ka fsheh zemra. Zëri i saj më largoi mendimet.
Biora ngriti dorën në shenjë pohimi për gjithçka që i fola.
– Po kam lexuar edhe disa tregime tuajat, ndaj dëshiroja të flisja me ju.
Në sytë e bukur të Biores pashë lot, çuditerisht loti në sytë e gruas seç ka një vecori.
Mbas një pauze Biora filloi të flasë:
– Vij nga një familje e shkolluar qytetare shkodrane. Jam martuar e vogël pasi u dashurova me shokun e bangës, por kjo nuk na pengoi të vazhdonim edhe shkollën e lartë në degën ekonomi – financë. Nga kjo martesë erdhi në jetë djali, drita ime e syve që sot është rritur dhe punon si inxhinier elektronik në një prej kompanive më të fuqishme në botë. Shkolla, familja, djali ishin rruga e jetës sime Të gjitha i përballova në saj dhe të ndihmës që më dhanë prindërit e mirë të mi. Jeta ime ishte e lumtur, lumturinë më të madhe ja jepte djali i cili rritej përditë. Vitet
kalonin dhe unë bëja një jetë normale sëbashku me bashkëshortin dhe djalin.
Nuk mund të them se jeta rridhte si ujevarë, por si çdo familje edhe unë kisha ulje – ngritje, dhe këto ishin normale, gjë që nuk prishën asnjëherë ekuilibrin e familjes. Prindërit e mi dhe vëllai jetonin në Amerik, largimin e tyre e ndieja shumë, mbasi ata ishin pjesë e imja. Por nuk vonoi shumë që edhe ne për arsye punësimi të transferoheshim në Londër, vëndin ku jetojmë edhe sot. Si të gjithë edhe ne zgjodhëm emigrimin për një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të lumtur për djalin. Mergimi ka hallet e tij, mban brënda shumë gjëra të cilat i njeh dhe i ka provuar çdo emigrant. Emigrimi është si të marri, është fat, të merr për mirë por edhe për keq.
– Për një çast Biora heshti…. u krijua një pauz e shkurtër, sikur ajo të donte të mblidhte forcë për të shprehur atë që ajo donte të mbetej në tregimin e jetës së saj.
– Vazhdo Biora, forca, të gjithë kemi nga një histori në jetë… shprehu.. duke u shprehur lehtësohesh sado pak.
Ajo mori frymë thellë e vazhdoi….
– Mërgimi nuk më eci, jo nga ekonomia ,por ajo që vështirësoi jetën time ishte shëndeti im.
– Unë isha e sëmurë nga stomaku dhe më duhej të kurohesha, mbasi sëmundja ishte e keqe.
Atëhere prindërit më morën në Amerik, për t’ju nënshtruar kontrrolleve e më vonë operacionit.
Kontrrollet dhe mjekimet vazhduan gjate, rreth 2 vjet. Më pas u ktheva në Londër. Isha e re, familja kishte nevojë për mua, kjo ishte arsyeja që më jepte forcën të përballoja çdo gjë.
Së bashku me bashkëshortin hapëm një biznes të vogël për të jetuar akoma me mire, kjo ishte një fare mundesie edhe për mua që të merresha me punë . Ditët kalonin njera pas tjetrës pa u ndjerë ,dhe ne i perballonim me moshën e re dhe forcën për të jetuar e krijuar djalit kushtet e nevojëshme për të ecur përpara. Me dashurinë dhe përkujdesjen e bashkëshortit, njeriut të cilit sot dua ta falenderoj në çdo çast dhe moment të jetës sëmundja ime gjente stabilitet. Sytë e djalit më ndiqnin, më ndiqnin nga pas e më bënin të lumtur.
Por nuk mjaftoi me kaq, kur mendoja se e kalova këtë sëmundje e në derë më trokiti….
-Ajo heshti, dhe në sytë e saj pashë të rridhnin lot, ajo nuk fliste, më shihte në sy sikur të donte ta nxirrja nga ajo dhimbje që e pushtoi.
-‘ Korona virus’ erdhi tek unë papritur, as vetë nuk e di si e mora ketë maldet virus. Temperatura e lartë , mosfrymëmarrja e rregullt, dhimbja e grykëve , bënë që të shtrohesha në spital nën efektin reanimasionit.
Merrja frymë me oksigjen dhe isha e mbyllur mes aparaturave, ku shihja vetëm mjekun dhe infermieren. Asnjë nuk mundte të vinte të më shikonte qoftë edhe përtej xhamit. Nuk ishte nje grip i thjeshte i cili kalon me kollë
e grykë , me temperaturë e pa temperaturë , ky ishte një bakter biologjik i cili kishte të bënte direkt me mushkërite dhe ishte jetë a vdekje. Duhej të përballeshe e në çdo çast kishe pranë vdekjen, ku nuk mund ti jepje dot as lamtumirën e fundit njerëzve të dashur, sepse fundi ishte në “Krematorium’
Ishte një tmerr, nuk e di nëse do të mundem dot ta heq nga mendja të gjithë sa kalova, dhe tani që jam jashte saj, por jo plotesisht shëruar duhet të gjej forcën ta përballoj.
Por duhet…. edhe unë do ta gjej këtë forcë, mbasi jeta është e shkurtër por e bukur.
Vërtet ne erdhëm nga një ëndërr dhe do të ikim në një enderr, por jo të ikim nga nje virus vdekjeprures. Të ikim sepse keshtu dëshironin ‘shkencëtarët’ te cilët e përpunuan në laborator dhe na e sollën dhuratë.
Kjo është nje ” luftë e heshtur” pa armë , pa zë, pa njoftim, pa e parë nga të vjen. Vetëm kur ai ka shpërthyer brënda teje atëhere kupton se ndodhesh nën kthetrat e tij, në luftë për jetë a vdekje..
– Biorës i binin lotët, por edhe unë nuk isha përjashtuar nga lotët nga dhimbja që ndieja për këtë grua të re ,jo më shumë se 41 vjecare.
Biora mori frymë sikur donte të mos e kujtonte më ketë virus që desh i mori jeten.
Ashtu mes lotësh ajo filloi të flasë
– Kjo ishte arsyeja qe më bëri t’ju telefonoj e të bisedoja me ju në kamera, të shiheshim në fytyrë, të njiheshim t’ju tregoja jetën time dhe atë çfar kalova në këte moment kur e gjithë bota është izoluar nga famëkeqi virus.
-Doja të nisja dhe mesazhin tim :
” O njerëz, ju që jetoni mes lluksit të shfrenuar, ju politikanë që drejtoni botën, ju shkencëtar që bëni kërkime…. përse kërkoni vdekje?!!
Jeta është një për të gjithë, të
pasur e të varfër… kur të ikim nga kjo jetë me vete do të marrim vetëm dy dërrasa të cilat formojnë një kuti që quhet ‘ arkivol’ dhe dheun që na mbulon. Ajo do të jëtë e vetmja shtëpizë, pa dyer e pa dritare që do të kemi në botën e përtetsisë. Në fund të fundit të gjithë lindëm për të jetuar. te jëtojmë.
Të jetojmë të gjithë si një familje e madhe, e jo të vdesim nga këto baktere biologjike..
Kjo ështe jeta që ëndërroj…
“JETA ËSHTË E BUKUR E DUHET JETUAR”