LIDHJA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE TË SHQIPËRISË dhe SHTËPIA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE DURRËS  kërkesë  Ministrisë së  Kulturës

TË  MIRATOHET   VENDOSJA E SHTATORES SË REGJIZORIT TË SHQUAR DHE SHKRIMTARIT  GJERGJ VLASHI, NË QYTETIN E DURRËSIT

 

 

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës zhvilluan dje një konferencë në nderim të Gjergj Vlashit  shkrimtar, dramaturg dhe përkthyes i njohur, i ndarë  nga jeta në vitin 2020.

Konferenca u zuvillua në sallën e koncerteve të shkollës 9-vjeçare “14 nëntori”, Durrës, shkollë e cila drejtohet nga poetesha dhe studiuesja Merita Kuçi Thartori.

Morën pjesë në takim Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë poeti me famë nderkombëtare dhe studiuesi i letërsisë Dr. Mujë Buçpapaj, kryetari i Shtëpisë së Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës, Agim Bajrami dhe dhjetra shkrimtarë, poetë, aktorë të Tetarit të Durrësit , si artistja e fashme Aishe Stari si dhe profesorë të letërsisë.

Në diskutimet e tyre Agim Bajrami, Mujë Bucpapaj, Aishe Stari, Idriz Balani, Merita Kuci Thartori, Vaso papaj, Xhode Tozaj, Vladimir Muca, Besim Dema, Agim Nika, Myzejen Konduri, Hasan Shahinaj, Kadri Tareli, Ylli Çifti etj, folen per jeten dhe karrieren artistike te Gjergj Vlashit, duke ju bashkaur nismes për miratimin dhe    vendosjen e shtatores së regjizorit të shquar dhe shkrimtarit  Gjergj Vlashi, në qytetin e Durrësit.

Në një document të dalë nga Konferenca  e cila ju drejtuar Bashkisë Durrës dhe Ministrisë së Kulturës thuhet:

“Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës, në përmbushje të misionit të tyre në mbrojtje, promovim dhe pasurim të jetës letrare, artistike e kulturore shqiptare, paraqesin për shqyrtim këtë propozim për vendosjen e një shtatoreje kushtuar personalitetit të shquar të kulturës shqiptare, Gjergj Vlashi, në qytetin e Durrësit. Momumenti do te ngrihet nga sponsorë privatë ndersa kekrohet vetem leja per miratimin e hapsires publike ku do te vendoset shtatorja Vlashit.

Gjergj Vlashi është një prej figurave më të rëndësishme të jetës kulturore dhe artistike të Durrësit dhe të Shqipërisë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI.

I lindur në Durrës më 18 korrik 1928 dhe i ndarë nga jeta më 4 tetor 2020, ai i kushtoi më shumë se gjashtë dekada të jetës së tij artit, letërsisë, teatrit, regjisurës, dramaturgjisë, përkthimit dhe edukimit artistik.

Veprimtaria e tij profesionale është e lidhur në mënyrë të veçantë me qytetin e Durrësit. Për dekada ai ishte një prej figurave qendrore të jetës teatrore dhe artistike të këtij qyteti, duke drejtuar Estradën Profesioniste të Durrësit dhe duke vënë në skenë mbi 120 premiera.

Në të njëjtën kohë, Gjergj Vlashi ishte shkrimtar, dramaturg dhe përkthyes i njohur. Ai la një krijimtari të gjerë në prozë, dramaturgji dhe letërsi për fëmijë, ndërsa përmes përkthimeve solli në gjuhën shqipe vepra të autorëve të rëndësishëm të letërsisë botërore.

Gjergj Vlashi nuk ishte vetëm një personalitet i lindur në Durrës.Ai ishte një prej ndërtuesve të jetës artistike të qytetit.

Për dekada me radhë ai punoi në institucionet kulturore të Durrësit, duke kontribuar në zhvillimin e teatrit dhe të estradës profesionale.

Kontributi i tij është njohur dhe vlerësuar nga institucionet shqiptare me disa prej titujve më të rëndësishëm shtetërorë e qytetarë, përfshirë “Artist i Popullit”, “Mjeshtër i Madh”, “Qytetar Nderi i Durrësit” dhe “Nderi i Kombit”.

Në këto rrethana, vendosja e shtatores së tij në Durrës do të përbënte jo vetëm një akt nderimi për figurën e tij, por edhe një akt të rëndësishëm të kujtesës kulturore publike të qytetit.

Për këto arsye,

 

KËRKOJMË:

  1. Pranimin dhe shqyrtimin institucional të propozimit për vendosjen e shtatores së Gjergj Vlashit në qytetin e Durrësit. Nje veper qe do te sponzorizohet nga miqte e Gjergj Vlashit.
  2. Shqyrtimin e propozimit nga struktura dhe komisioni kompetent për artin në hapësirat publike, në përputhje me legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës shprehin gatishmërinë për të paraqitur çdo dokumentacion artistik, teknik, biografik dhe administrativ që kërkohet gjatë procedurës së shqyrtimit.

Duke besuar në vlerën e kësaj nisme dhe në rëndësinë që ajo ka për kujtesën kulturore të Durrësit, ju falënderojmë për shqyrtimin e këtij propozimi.

 

  1. Qëllimi i projektit

Propozimi për vendosjen e shtatores së Gjergj Vlashit në qytetin e Durrësit synon të nderojë një personalitet të rëndësishëm të kulturës shqiptare dhe, në të njëjtën kohë, të pasurojë kujtesën publike të qytetit me një vepër të artit monumental.

Nisma mbështetet në lidhjen e jashtëzakonshme të Gjergj Vlashit me Durrësin, në kontributin e tij shumëdekadësh në teatrin dhe kulturën e qytetit, si dhe në veprimtarinë e tij në rang kombëtar.

  1. Lidhja e Gjergj Vlashit me Durrësin

Gjergj Vlashi nuk ishte vetëm një personalitet i lindur në Durrës. Ai ishte një prej ndërtuesve të jetës artistike të qytetit. Për dekada me radhë ai punoi në institucionet kulturore të Durrësit, duke kontribuar në zhvillimin e teatrit dhe të estradës profesionale. Si regjisor, ai vuri në skenë mbi 100 premiera dhe drejtoi një trupë që përfaqësoi Durrësin në veprimtari dhe festivale kombëtare.

Për këtë arsye, një shtatore e tij në qytet do të kishte një kuptim të drejtpërdrejtë historik dhe kulturor.

  1. Kontributi në kulturën kombëtare

Kontributi i Gjergj Vlashit tejkalon kufijtë e qytetit të Durrësit.Ai ishte: regjisor; shkrimtar; dramaturg; përkthyes; pedagog; autor veprash letrare; studiues dhe autor shkrimesh për teatrin dhe estradën. Kjo shumësi rolesh e bën figurën e tij veçanërisht të përshtatshme për t’u përfaqësuar në hapësirën publike përmes një vepre monumentale.

  1. Vlerësimi shtetëror

Gjergj Vlashi është nderuar me tituj të rëndësishëm shtetërorë dhe qytetarë, kulmi i të cilëve është dekorimi me “Nderi i Kombit”. Për veprimtarinë e tij u nderua me:“Artist i Popullit”; “Nderi i Qytetit”; “Njeriu i Shekullit për qytetin e Durrësit”; “Qytetar Nderi i Durrësit”; “Mjeshtër i Madh”; “Nderi i Kombit”. I lindur në Durrës dhe i formuar artistikisht në këtë qytet, Vlashi u bë një prej figurave qendrore të jetës së tij kulturore. Ai nuk ishte thjesht një profesionist i skenës durrsake; ai ishte një prej njerëzve që ndihmuan në krijimin e traditës së saj moderne.

Për këtë arsye, një shtatore e Gjergj Vlashit në Durrës nuk do të ishte një prani e rastësishme në hapësirën publike. Ajo do të ishte një shenjë e kujtesës së qytetit për vetveten. Në këtë kuptim, Gjergj Vlashi ishte një institucion i gjallë i kulturës së Durrësit.

 

 

PËRFUNDIM

Ngritja e shtatores së Gjergj Vlashit në Durrës duhet të kuptohet si një akt i kujtesës kulturore dhe jo thjesht si një akt ceremonial.

Ajo do të ishte:

  • nderim për një personalitet të madh të kulturës shqiptare;
  • nderim për historinë artistike të Durrësit;
  • përkujtim i traditës së teatrit dhe estradës shqiptare;
  • vlerësim i letërsisë dhe përkthimit;
  • dëshmi e respektit të qytetit për njerëzit që i kanë shërbyer kulturës;
  • dhe një mesazh për brezat e rinj mbi fuqinë e artit, librit dhe krijimtarisë.

Gjergj Vlashi e kaloi jetën duke krijuar për publikun.

Ai i dha Durrësit skenë, humor, teatër, letërsi, përkthime dhe kujtesë.

Prandaj është e drejtë që qyteti t’i japë atij, në këmbim, një vend në kujtesën e vet publike.

Shtatorja e Gjergj Vlashit do të ishte, në thelb, një shtatore e artit, librit, skenës dhe qytetarisë durrsake.

Ajo do të përfaqësonte jo vetëm një njeri, por një epokë të kulturës shqiptare dhe një mënyrë të veçantë të të jetuarit nëpërmjet artit.

Për këtë arsye, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës e konsiderojnë ngritjen e shtatores së Gjergj Vlashit një nismë me vlerë të veçantë kulturore, historike, artistike dhe qytetare.

 

BAZA DHE PROCEDURA LIGJORE

  1. VKM nr. 224, datë 1.4.2026, veçanërisht nenet 4 pika 16, 5 pikat 1–2, 6 dhe 7;
  2. Udhëzimi i përbashkët, datë 18.8.2026, “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Artit në Hapësirat Publike”;
  3. legjislacioni për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
  4. legjislacioni për trashëgiminë kulturore, nëse vendndodhja e propozuar bie në zonë historike, arkeologjike, të mbrojtur ose pranë një monumenti kulture;
  5. kompetencat e Bashkisë Durrës për administrimin dhe përdorimin e hapësirave publike
  6. çdo akti tjetër procedural që kërkohet nga Bashkia Durrës ose ministria kompetente.