Poetesha Klejda Plangarica merr  Ç𝐦𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐚𝐫ë  në “𝐌𝐮𝐳𝐚 𝐞 𝐀𝐠𝐢𝐦𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔” në Gjilan

Poetesha Klejda Plangarica merr  Ç𝐦𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐚𝐫ë  në “𝐌𝐮𝐳𝐚 𝐞 𝐀𝐠𝐢𝐦𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔” në Gjilan. Në një njoftim të shpërndarë nga poetesha thuhet: “Ky aktivitet, i kthyer në një traditë të rëndësishme kulturore, zhvillohet çdo vit në kuadër të manifestimit “Ditët e Agimit” në nderim të heroit Agim Ramadani, pikërisht në vendlindjen e tij, mes gjelbërimit frymëzues të malit të Çepurit, në Zhegër.

Mirënjohëse ndaj jurisë së nderuar për përzgjedhjen dhe gjithashtu ndaj organizatorëve, shoqatës “Ditët e Agimit” dhe Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan për kujdesin dhe mikpritjen!

Çmimi merr tjetër vlerë kur jepet nga personalitete të nderuara studimore e letrare si Zyrafete Shala, Nexhat Rexha dhe Mehmetali Rexhepi”!

 

Poezia fituese:

 

PUHI DRITE

(Mes barrierave të pikësimit)

Mos u spraps!

Nëse ajo fije e hollë mendimi vetëtiu te ti –

Bëzaje fort, vishi fjalë,

Hidhu asaj rruge pa fre,

Mos u spraps!

Nëse një pikë ta ndal rrugën, të vë gardh –

Ti shtoji dy të tjera pas…

Ç’do kishim bërë në jetë pa retiçencat?!

Si do t’i kishim çarë një shteg mendimit

Për të lundruar larg?!

Mos u spraps

Nga presjet tinëzake rrugës,

Ndalesë e shkurtër janë.

Një bulëz sysh, një rigë fryme…

Mos u spraps!

Ajo fije e hollë mendimi

Puhi drite është… Jo flakë!

 

 

onsrteSpod6 a0ë827m55u8hharmtltghucuh4u1oua9716cif083h38t765 ·Gjilan, Kosovo