Shkrimtarja  Anita Tafa flet për librin e ri me tregime “Njerëz të harruar”

Anita Tafa: Në prozën time rrëfej  historitë e përsekutimit të familjes time nga regjimi komunist

 

“Ngjarjet dramatike që kam trajtuar në libër vijnë edhe nga historitë dhe pervoja im familjare. Unë rrjedh nga nje familje ku shumica e njerezve te saj ishin te persekutuar të regjimit komunist. Gjyshi im u vra në burg nga diktatura, babai im i beri pese vjet burg si dhe kusherinjte e tjere po kështu. Pra dua te them qe baza e historive te mia ne disa tregime të librit vijne nga pervoja të jetuara nga njerëzit e mij.”

 

 

1.Anita pas librit të sukseshëm me tregime “Ai&Ajo”, sapo keni publikuar librin e dytë me tregime dhe novela “Njerëz të harruar” të pritur aq mirë nga kritika në Tiranë. Cfarë shënon ky libër për krjimtarinë tuaj?

-Ky libër shënon një vazhdimesi të punës time krijuese dhe sic thotë kritika letrare edhe një pjekuri të prozës time në përgjithësi, një tjetër hap cilësor. Kjo më gëzon shumë.Të shkruarit  është pasion për mua, është jetë.

 

 

2.Po, kritika ka vërejtur se përvoja juaj si prozatore ka ardhur duke u rritur. Pas tregimeve të shkurtëra keni levruar edhe novelën. A mos do t’u shohim së shpejti edhe me ndjonjë roman?

-Shpresoj … por në këtë moment po  merrem me  vëllimin e dytë të  tregimeve “Ai & Ajo”. Shpresoj te vazhdoj rrëfej jetën interesante të dy përsonazëve të mi të njohur, si dhe  të kem po atë sukses edhe në kete vellim të dytë, sa tek i pari. Me tërheqin historitë njerëzore, raporti midis tyre. Dhe kur them historitë jetesore, asgjë nuk perjashtoj.

 

3.Një pjesë e mirë e tregimeve në librin e ri “Njerëz të harruar”,  trajtojnë fatin e njerëzve  në diktaturë. Sa lidhje kanë përsonazhet tua  me përvojën tuaj përsonale apo të rrethit tuaj familjar?

 

-Ngjarjet dramatike që kam trajtuar në libër vijnë edhe nga historitë dhe pervoja im familjare. Unë rrjedh nga nje familje ku shumica e njerezve te saj ishin te persekutuar të regjimit komunist. Gjyshi im u vra në burg nga diktatura, babai im i beri pese vjet burg si dhe kusherinjte e tjere po kështu. Pra dua te them qe baza e historive te mia ne disa tregime të librit vijne nga pervoja të jetuara nga njerëzit e mij.

 

4.Kritika  cmon tek proza juaj frazën e ngjeshur, koncizitetin, dialogun dhe përshkrimin mbresëlënës, por tani keni futur me sukses edhe disa elementë interesantë kompozocional që mbajnë gjallë rrëfimin, sic është edhe përshakallëzimi i ngjarjes, në stilin e gazetarisë investiguese, duke e vënë shpesh vetën në rolin e një gazetareje që zbulon një nga një krimet  e bujshme në qytet. Pse keni parapëlqyer të zgjidhni këtë mënyrë të treguari?

 

-Mbaj mend kur isha ne gjimnaz mesuesja e letersise ne nje hartim me teme: ” Cdo te beheni ne te ardhmen ?” Unë e bera një hartim ne strukturen e nje interviste. Besoja qe kjo ishte menyra e mire qe te shprehja cfare doja te behesha ne te ardhmen. Sigurisht mesuesja me vleresoi me noten e merituar dhe ne fund kishte shkruajtur: “ Nje hartim i bukur, por i shkruar me stil gazetaresk “! Atehere cdo enderr e imja per te ardhmen kishte lidhje vetem me shkrimet, qoftë në  gazete, qofte si autore librash. Roli i gazetares ne liber me ndihmon te shpalos ne menyre reale ate cfare ndjejne personazhet dhe jo rolin akuarel te figures, peisazhit etj. Po kështu edhe ngjarja mbahet gjallë dhe zbulohet në një mënyrë shumë interesante.

 

5.Cilat nga tregimet apo novelat tua ju kanë marrë më shumë kohë për t’i shkruajtur. Cilën prej tyre e rilexoni edhe tani pas botimit?

 

-Si cdo shkrimtar edhe une kam menyren time të të shkruari, apo sic them unë  “të castit”.  E nis ngjarjen duke patur nje ide ne koke dhe e  vazhdoj  sikur te jem duke shikuar nje film në ekran.

Për shembull  novela  “Intervistë me një të burgosur ” me ka marre me shume kohe se sa e kisha prashikuar. Arsyeja, sepse deri atëherë kisha lëvruar tregimin e shkurter qoftë edhe si trajtim, ku ngjarja sillej rreth një  apo dy përsonazheve, ndersa ketu kisha te beja me nje histori dramatike ku ndërthureshin disa  personazhe dhe te ndertoja  me kujdes subkjektin e ngjarjes. Ne fund duhet te jepja nje perfundim ndryshe nga ate qe mund te imagjinonte lexuesi. Besoj ja kam  arritur me sukses.

Më shumë rilexoj “Rikthim në jetë” sepse personazhi kryesor jam unë vete. E lexoj  dhe rilexoj qe te kuptoj sesa vlen dhe si duhet te jetosh cdo cast sikur te jene castet e fundit te jetes.

 

 

 

6.Një nga tregimet tua trajton edhe fatin tragjik të përdhunimeve barabare serbe të femrave në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999. Me këtë temë u bë këto ditë edhe  një degjesë në Kongresin Amerikan. A keni një koment për këtë plagë të hapur dhe të pandeshkuar akoma?

– Eshte një temë që personalisht me ka prekur shumë, më ka indinjuar. Ne duhet ta sensibilizojmë opinionin ndërkombëtar me të gjitha mënyrat, përfshirë edhe letërsinë, pasi ngjarjet kanë ndodhur në zemer të Europës dhe per kete  shkrova edhe këtë tregim.

Barbaritë serbe kanë qënë primitive dhe të tmerrshme, prandaj duhet te shprehet me ze te larte opinion shqiptar, duhet te degjohet zeri i atyre femrave, viktima të egërsisë dhe urrejtjes serbe, te veprojne organizat e gruas ne vendin tone dhe Kosove dhe te marrin mbeshtetjen e duhur nga shteti dhe institucionet ndërkombëtare. U gezova qe Kongresi Amerikan e trajtoj  kjo teme. Eshte një hap i rëndësishëm  qe te njihet më tej dhe denohet gjenocidi serb ne Kosove.  E nodqa edhe dëshminë e gruash kosvare. Jane zera ” te heshtura qe duhet te bertasin, te degjohen. Une do te shkruaj gjithmone per kete teme. Cdo femer e perdhunuar mban nje ” plumb ” në gjoks. Eshte koha te  jetojne si femra te nderuara dhe krenare, te mos fshihen pas tragjedisë qe u ndodhi dhe shoqeria ti perkrahe.

 

 

 

7.Në promovimin e librit në Tiranë, patët një bashkëbisedim të hapur me kolegët tuaj shkrimtarë, por edhe me gazetarët. Cfarë ju mbeti më shumë në mendje?

Degjoj me kujdes cdo kritike, sepse unë jam e re ne letërsi dhe perfitoj shumë nga  keshillat e tyre. Bashkëbisedimi  me shkrimtarë, kritikë, profesorë universiteti dhe gazetarë të kulturës në ambjentet e Qendrës Nacional dhe gazetës Nacional në Tiranë, per mua ishte nder i vecante.

 

 

8.Keni shumë vite në emigracion. Si është për një shkrimtar që jeton në një vend tjetër ku flitet dhe komunikohet në një  tjetër gjuhë, të ulet në kompjuter dhe të shkruaji në gjuhën e tij, për realitete që lidhen më Shqipërinë me jetën në Atdhe, por edhe në aspektin formal të shkrimit?

Është pak e veshtire, sepse sic e thate dhe ju, jetoj ne vend të huaj per shume vite me radhë, biles  me shume se në Shqiperi, por une ndjek gjithmone nepermjet rrjeteve sociale, tv, internet, gazeta dixhitale etj, mbi situaten qe ndodhet vendi, perparimet, politika etj. Shpesh kam veshtiresi në gjetjen e fjalës së duhur.

Une mundohem që të mos përdorë  fjalë të huaja pasi ndjehem keq, sepse duhet te jem shembull i zgjedhjes  së fjales së duhur.

 

 

9.Jemi një komb emigrantësh, pasi këto tre dekadat e fundit  gati dy million shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë, pa folur për emigrantët nga Kosova dhe trojet shqiptare. Cfarë mendoni se duhet të bëjë më shumë shteti shqiptar për të mbajtur këta njerëz të lidhur me vendin e tyre, nga ana tjetër kujdesi me brezin e femijëve dhe të të rinjve që kanë lindur jashtë dhe janë të kërcënuar të humbasin gjuhën amtare?

Ne kete drejtim shteti ynë ka bere pak, per të mos thënë asgjë. Një shtet që udhehiqet nga nje politike  ku dominon korrupsioni ne cdo aspekt te tij … fatkeqesisht u drejton të rinjve vetëm rrugen  emigrimit, te largimit nga vendi. Rinia e jone eshte e destinuar te emigroje, sepse nuk sheh asnje perspektive. Integrimi ne vendet e huaja per fat te keq na con dhe ne humbjen e gjuhes amtare dhe të humbjes se identitetit kombëtar.

 

 

10.-Shpeshherë në statuset tua në rrjetet sociale shohim reagime për problemet që po kalon vendi, krizat e njëpasnjëshme dhe ceshtjet ekonomike, korrpusioni i përhapur  që duket se po shkatërrojnë edhe vetë demokracinë. Si shkrimtare e njohur, intelektuale  dhe patriote që jeni, a keni ndonjë ide, ndonjë sygjerim se si mund të dilet nga kjo situatë konfliktkuale dhe vendi të ecë përpara?

-E vetmja rruge qe te dalim nga ky labirinth  i krijuar nga klasat politike besoj dhe shpresoj nepërmjet  zgjedhjesh demokratike. Por ne nje vend ku demokracia dhunohet me masa shtypëse, ku zeri i popullit injorohet demokracia është e kërcënuar.

Ka ardhur koha  qe të ikin  qeveria e papërgjigjshme dhe   politikanet e korruptuar dhe jo populli, jo të rinjtë që po boshatisin vendin në mnëyrë të frikshme. Levizja dhe protestat paqësore qe jane bere kohet e fundit, po tregon se populli po zgjohet. N.q.s.  kjo qeveri nuk merr masa te menjehershme per zhvillimin ekonomik, duke terhequr biznezet e huaja,ulur taksat ndaj bizneseve te vogla, krijimin e shtreses se mesme, etj,   kjo qeveri në të vertetë nuk ka te ardhme.

 

11.Cfarë dëshironi të shtoni tjetër?

-Se fundi dua t’u falenderoj  per mundesine qe po  me jepni te jem pjese e juaja. Dua te falenderoj  gazeten Nacional per mikpritjen, si zotin Mujo Bucpapaj dhe stafin. Ju uroj suksese te metejshme pasi jeni një gazete prestixhioze  që lexohet me kenaqesi nga mijëra lexua në rajon dhe në botë onlinë.Urime dhe suksese gjithmone !!!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here