E PASKE SHTËPINË NË CEPIN E PYLLIT. Poezi nga Elham Pasha

Nga Elham Pasha

 

E PASKE SHTËPINË NË CEPIN E PYLLIT

 

 

Udhëtova gjithë shkurtin të gjëja diku,

t’zgjoja nga gjumi me ritmin e zëmrës.

Balta më bëri ushtar në mbiemrin- ku,

të shikoja syrin tek shtëpia e ëndrrës.

***

Shkurti i shkurtimeve më bëri e prita,

më dogji jorganin në shpuzën e lisit.

Jashtë, luante mjegulla ku humbi,drita

e shkela në gjethe tek qyteti i fisit.

***

Shkurti, qejfëli mbas çdo mimoze,

m’a thau borzilokun pa arritur tek ti…

Fjeta mbi gjethe e me ketrra, loza…

Thërrisja emrin tënd,por binte shi.

***

E paske shtëpinë në cepin e pyllit

e shkurti paska shitur çdo kasolle.

Dritshkuri i mëndjes ,paska qënë,syri

e ti, në shpirt, marsin m’a mbolle!

 

 

Puntaseka, Itali, shkurt 2026

 

 

 

 

 

SHAMIA … M O T I V…

 

 

Cfarë më the, ti, mbrëmë ?

Nëse s’vjen era trendelinë,

Do t’a djeg grurin në lëm…

( Kam gabuar me shaminë!)

Por unë, t’a kundërshtova, sakt,

Se shamia ka aromën e duarve.

Pa duar dhe mali është në lak!

(S’kam gabuar, pse jam vrap i kuajve!)

Çfarë më the,në mëngjesin e shiut ?

Nuk e do , bre,rritsin e qingjit !

Por unë, pastroi dhe fyellin e bariut …

(Laj edhe shaminë e gjyqit!

 

 

 

NJË EMËR TJETËR

 

 

Këpuçët nuk t’i nxë këmba

edhe me porosi nga breshëri i gushtit .

Duart të kanë mbetur produkt dëbore

që i japin shi e mjergull, shtëpisë.

Ne cdo pasqyrë,

ëndrrat të shkulin një qepallë syri

e shkallët ,e kanionit

të duken shina treni,

ku cdo tren të gjobit

pse ke grisur qyrkun e kësulkuqes.

Në zanoret e tua, luan pingpong

retina e syrit tim

që deti të shfaqet si qielli i baladës,

pa streh avulli ,nën këmishë.

Unë e kam djegur mbiemrin tim

me dorashkat e tua,

të porositura kur, ti flinje gjum.

Rash rob dhe në stolin rozë,

i rrethuar me pallate pa hije.

( Këtu m’u xhvesh

dhe lëkura e mbiemrit …)

Duane të mos kemi gjëndje civile,

se është botë civile

me kopertinë të murrme,

pa varse në cdo kryqëzim rruge.

Kush isha unë?

Një copë gur që të vodha shpirtin,

po me sytë e tu.

Fëmër!

Nëse këmbën ja vret këpuca,

ajo përdor sandalet…

Ajo lind në cdo kohë ,një emër tjetër

e unë ,mbeta përmbi çizme.

 

 

 

NUK TË LË TË PREKESH PJESHKËN

Lirikë

 

O korrik, ti, dajua im,

E ke vën nipçen përpara!

Zbrite zjarrin e ktheu nga vjeshta!

S’e shikon që jam në gara?

Jam n’gara, të kafshoi mollën…

Unë i ziu,faqe rreshkuri.

Mbylla A, në, zgjata dorën

Dhe kujtova ,pak mimozën.

Ti korrik, që s’njeh lemza,

Zbrit posht e lai fytyrën!

Pshertin i ziu…,e kafshoi greza!

Dajo, vapa ,iku reja iku shiu !

Jam në gara, dajua im

E s’të lejoi të prekësh pjeshkën!

Për atë, shtrydhja zëmrën

Derdha mundin edhe djersën…

 

 

 

PASQYRAT E CIFLOSURA

 

 

Po t’a deshi cicrima e mendjes,

unë, t’i bej flokët e tua,rica, rica

me kashtën e kumtrit,

me ylberët e lumit.

Syve u fal gërshetën e fjalve…

Po dije:

yjet nuk të japin dritë.

( Ata i ka bler hëna…)

Do mpleksen kaçurrelat e tua,

me qepallat,

deri në përplasie pasayrash,

( jo mbas radhës.)

Ciflat e thyera, më takojnë mua,

ti mbledh,an e kënd

me qumshtin e metaforës,

e fshesën ,gjullurdisë.

Me tej:

do lehin vetëm qënt!

Dikush do më kafshoi…,

po ty, kurrë, s’do të lëshoj!

 

 

 

 

TRI BALTRAT E GURIT

 

 

 

Balta,kurrë nuk i shqitet gurit

dhe kur, ai është brez llavë i përflakur,

se,ajo, qoftë e bardhë,e zezë,e kuqe

s’ka djep gjumi

përveç shpatullave të gurit.

Gurve të rruzullit,balta i vodhi lotët…

I ktheu në detë e oqeane.

Dhe më në fund iu dha kripën e saj,

produkt i duelit me vetvete,

nën maskën e tri ngjyrave

Ndërsa guri ,njeriut i dhuroi faqet e tija

përballë diellit,

duke e fshikulluar tokën

me fshikij rrufeshë …,

që të zgjohen zotrat

e tri baltrave globale,

të cilat flenë gjum nën poturet

e rjepura të majmunit.

Njeriu, në memorien e tij ,

pozicionohet midis gurit e baltës.

Kokën e ka produkt guri,

mishin produkt lulesh

e lotin kullimin e baltës

(në proçest kurvërie),

nga e ka burimin dhe loti i dhimbjes .

Njeriu bën mirë të pijë ujë

vetëm tek e çara e gurve

e të lajë këmbët në fund të detit,

që balta të mos shkëputet nga gurët.

Ky është universi më i madh i njeriut,

Nëqoftse nuk baltoset me baltën e kuq.

 

 

 

 

VEÇ PËR TY JAM JETIM

 

 

Rri tek lumi fytyrë mekur,

po askush nuk ke vdekur.

Xinxifile,o, hipi kalit,

të bëhesh kurorë e mallit!

Atje,bir, më njeh mileti,

më njeh deti edhe mbreti.

Xinxifile, fletë, fletë,

nuk më dukesh kaq e lehtë…

Fjalën e ke të rëndë,

hapin të lehtë si pëndë.

A e di, o zëri im,

veç për ty jam jetim!?

Grisa t’gjitha ninullat

e më tej,zarfin me pullat.

Xinxifile,tek trëndafili,

nuk dua shi as nga prilli!

Çele shpirtin përmbi fjalë!

Jam behar, nuk jam përrallë.

Mos u gënje nga riti i fatit ,

se nuk gjen pikat e mjaltit!

Xinxifile rritur në pllaja ,

Jam jetim nga sevdaja.

Prit sot e prit, motmot,

sigurisht që pikon dhe lot.

U djegshin notat e këngës!

Po dhe zëmra nuk ka faj,

se çdo rrugë unë e laj!

Mbi petale jam burgosur…

Të pres ty , për të firmosur

 

 

 

NUK MË SHKON KOSTUMI I DIMRIT

 

 

Asnjë herë nuk quhem burr kostumi,

Se trupin e kam si fyell kërcaksi.

Mundohem të jem lajmëtar gjumi,

( Por për çudi , nuk më rritet taksi! )

Gjumi s’më zë,se kam bërë kompromis

Që deti të puthet ,nën diell,me tokën…

Nga ky akt ,

këpucët nga shkëmbi i vërvis!

(E të gjithë botën,

në shaminë time e qëndis.)

Nuk më shkon kostumi i dimrit,

Se në verë,

Këmishat i ndërroj si mbreti gratë.

Dukem buzë detit ,si bajlozi i çmimit…

(Por jam vetëm ,faqe fishkur

Me hundë të gjatë.)

Dikush, bën luftë për një kostum ,

Sa shesin burimet e lumenjtë i tredhin!

Por unë ,di not ,vetëm tek lum…

(Aty,njoha dallgët

E dashurisë i dhashë shërrin !)

 

 

 

 

FLLADI

 

~ motiv ~

Ty të pëlqen flladi i detit,

Po mua m’a shtërmbëron fytyrën.

Ah,moj mike,

Oqeani është i mbretit

E bota sevdalliset për dallgët e gjyrën!