“DEFENDER 21”. SHBA, PARTNER STRATEGJIK

 

23 Maj 2021

 

Presidenti Meta, kryeministri Rama dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ishin të pranishëm në ditën e hapur të stërvitjes së përbashkët të “Defender Europe 21”.

 

Në fjalën e saj ambasadroja Kim përsëriti dhe njëherë mbështetjen e SHBA-ve për Shqipërinë, ndërsa deklaroi se reformat për ta bërë Shqipërinë një vend më të mire do të vijojnë.

 

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me ju ndërsa ndërmerrni detyra të vështira që janë të nevojshme në mënyrë që Shqipëria të arrijë potencialin e saj të plotë. Këto detyra janë të vështira por nuk janë të pamundura. E nëse janë të pamundura, nëse është dikush që mund t’ë sfidojë vështirësitë, është populli shqiptar.”

Duke falenderuar Kim për mbështetjen, kryeministri Rama theksoi se SHBA-të janë partneri më strategjik i Shqipërisë.

 

“Besimi që SHBA kanë treguar në vijim tek ky partneritetet dhe kjo aleancë e madhe strategjike me Shqipërinë e vogël kulmon me këtë stërvitje ushtarake.”, u shpreh ndër të tjera Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here