Prezantohet romani i ri «Bukla ZEMRA QE ZGJODHI Dritën», nga shkrimtari i njohur Haxhi Ahmetaj, Autori që shkroi shtatë romane në një vit.
Ai sjell në rrrugën e prozes se gjatë, pas botimit edhe te pesë vellimeve me poezi te sukseshme poetike, arritje jo vetem per autorin, por edhe per poezinë bashkë kohore.
Është pershkruar një pjezës, nga brendia e veprës, nga vjen dhe titulli i saj., me aromë drame jetesore, në perberje te strukturës organike te romanit.Nje roman per forcen ,shpresen dhe dashurinë, që sheron gjithëçka,Një vajzë ,një nënë,një jetë plot sfida,por zemra e saj zgjodhi të besojë.Nga errësira e diteve te veshtira, lindi drita e një zemre që kurrë nuk hoqi dorë.
Ne aroport në Milano, tezja e saj Bahria kishte dalë në pritje te Bukles, sebashku me burrin e saj te dytë.Mbasi u perqafuan, Bahria e prezantoi : -Bukla njihu me burrin tim, quhet Mikele.Naten e dytë Bahria me Buklen shkuan te darkojnë në një restorant te cilin Bahria e frekuentonte shpesh.Bahria u interesua dhe brenda një jave i siguroi Bukles punë tek një zonjë në moshë e cila quhej Maria.Maria kishte pesuar paralizë te pjesës së djathtë te trupit.I duhej një njeri i pershtatshem që ti sherbente me kujdesin e një evladi. Një ditë qe kishte më pak punë, Bukla i mori leje Maries dhe njoftoi Bahrien per viziten.U pershendeten dhe u ulen sipas një rendi te diktuar nga Mikele rreth tavolinës. Kishin me shumë se dy orë që po hanin e po pinin verë, kur paparitmas Bahria u njoftua se duhej te shkonte tek puna, te zevendesonte një kamarjere se ishte semurë gjatë punes.Ajo pasi foli në korridor me pronarin kerkoi leje te largohej.Bahria ju drejtua Bukles, do te rrini ketu me Mikelen, se per pak do te vij. Bahria doli mori makinen dhe perfundoi në punë.Mikele ne bisedë e siper u shpreh : -Unë nga natyra nuk jam xheloz.Xhelozinë e shoh si një primitivitet.Takimet si dhe te berit seks e bë me atë që te pelqen, qoftë edhe rastesor. Unë me Bahrien, vetem para dy ditesh kemi folur me njeri tjetrin. Ajo lodhet në punë dhe nganjeherë u sherben seksualisht klienteve dhe kur vjen tek unë, thua i ka ngjitur shalet me njera tjetren.Nuk me kenaqë.Ai siç ishte ulur u kthye ne profil dhe ju drejtua Bukles : -Te bëj një pyetje ?-Urdhero ! -A do te isha unë personi i duhur, apo sa do ti afrohesha personit që ju e keni te profilizuar në mendjen tuaj ? Bukla u skuq në fytyrë u ngrit, donte te largohej pa ditur se ku do te shkonte, por Mikele e zuri per beli dhe e futi poshtë vetes me fuqinë e muskujve te terbuar. Ajo në fillim ndjeu dhimbje te vogel, pastaj u shpreh me vete : – Ah, Bukla, Bukla :-Nganjëherë orgazma, kalon mes dhembeve te shternguar.Mbas dy javesh Bahria e ftoi Buklen.Ato u takuan dhe shkuan ne park.Ne mes te tjerave Bahria i shpjegoi Bukles vendimin që kishte marre, ndarjen me Mikelen.
-Si mendon Bukla, kam te drejtë te hjedhë hapin e parë drejt ndarjes ?
-Mesa kuptova nga shpjegimet tua je e fituar teze. -Me një njeri që te pllakosë buzeqeshja,kur e kujton se do te shtrihesh në darkë në një krevat me të.Te mberthehen nofullat e nuk thua do një fjalë.Te nxehet koka e te nxjerr tym te zi,te ngjitet shpirti pas shpines, te dridhen duart e nuk te bejnë ti afrohesh.Te ftohet pasioni,.të duhet ta kerkosh në gjatesine e gjersinë e dyshekut, që ta gjesh epshin e ta futesh ne mes e te duket se po bën seks me një te vdekur.Humbet arsyen e nuk te durohet deri sa ai te zbresë,por bën gati shqelmin që ta largosh edhe po ta pesosh. Te vjen te vjellesh kur e kujton se ai do te puthë, te kapin te dridhurat, sikur je me prapanicë në tokë te akullt.Mezi prêt që te mbaroi nata, që te ikesh.
Ishte e merkurë, kur Bukla u pershendet me Marien dhe udhetoi per në aeroportin `Nënë Tereza` në Tiranë. Ajo shkoi ne kerkim te adreses ku jetonte e bija vite me parë. Takohet me Sazanin, kamerjerin e kafese, i cili i shpjegon te gjithë ngjarjen.Brenda tre-kater viteve Engjellorja ishte shitur e blerë tre herë.Ajo prezantohet si halla e femijes. Me ndihmen e një fallxhorje arrin ta blej femijen e saj.Në kohen që u bë takimi i Engjellores e shoqeruar nga Durimja, ajo per te provuar se si do te reagonte vajza, u shpreh :-Engjellore, shko e takoje hallen! Vajza vrapoi dhe u hodh në krahet e Bukles.Bukla instiktivisht pa u permbajtur u shpreh, -shpirt i mamit, sa qenke rritur- dhe sytë ju mbushen me lotë.Shpirti nuk mbajti fjalën e dhënë, që te ruante fshehtesinë. E denancoi në token e saj.E terhoqi toka fjalen. Durimja u befasua, se në asnjë rast te ngjashem nuk i kishte ndodhur një skenë e tillë, dyshoi po nuk tha një fjalë, se nuk mund ta besonte se vjen një nanë nga anë e anës dhe blen femijen e saj ?!E prerë në çehre, ajo rrjeshtoi sasinë e eurove dhe u kthya tek Sazani. Duke ikur vargezojë vargjet :
Vijmë në jetë, nga portë e lindjes
Dhe ikim me shkumë në buzë
Asgjë s`marrim me vehte
Se te gjitha i lamë rruges
Marrim marre a lavdi
Si te na qellojë
Si te ja kem ba hysmetin
Ne kët jetë tojë e lojë
Mbasi u ushqyen ranë te flenë. Engjelloren e zuri gjumi menjeherë ..Bukla u largua pak në distancë dhe po sodite me ndjesinë e nanes mrekullinë që kishte zbritur dhe po shëndrite çdo qoshe te qenjes saj.Ja vuri doren në faqe dhe filloi te ledhatojë. Lotë gezimi, lotë malli, lotë pikllimi, lotë vuajtje, lotë pritje, lotë te rrokullisura nder vite.Sa herë ato kishin lundruar ne liqenin e merzisë i cili zbrazej e mbushej.Asnjehere nuk ngelej i pangarkuar me gjethet e pendimit te cilat edhe pse thaheshin ndonjeherë, binin te tjera te njoma dhe mbushnin pellgun.Kishte kaluar me shumë se nje vit, Bukla ftoi Valdeten te shkonte tek ajo, te jetonin bashkë.Gjatë kohes se qendrimit me Buklen, ajo u rinjoh me Myzaferin.Ne takim e dytë ne Milano ajo u tradhetua nga ai,i cili e shiti tek një grup kriminal, pjestar i te cilit ishte dhe ai.Ajo u vu nen kontrollin shnjerëzor te tyre. Valdetja arrinë ti marrë telefonin nje pjestari te grupit dhe te njoftoi Buklen e cila njofton Policinë dhe pas disa oresh i gjithë grupi bashkë me Myzaferin perfundojnë pas hekurave. Nga pyetjet e Bukles ajo filloi te rrefejë.
Ishte e pamundur Bukla,te ikja. Kontrolli ishte i rreptë dhe gabimi më i vogel paguhej me kokë.Pa hyrë në detaje po te tregoi një rast :-Ishte një rast nga te shumtet, po qaja,qaja e nuk pushoja Njeri nga ata që kishte radhen te me ruante, shikoi rrotull në dhomë, se mos kishte njeri, se ishte bërë si me hije, se largimi im paguhej me kokë, mu afrua e u shpreh me zë te vogel:-Mos qaj Valdete, se me lot nuk i ndalon dot veset tona, se janë aq te shumta e gjaksore sa lumi Po, që është lumi me i gjate dhe me i madh ne Itali nuk i lanë. Ketu gjen bastardë, vrases, hajdutë, mashtrues,drogaxhinj,kumarxhinj,gjaksor, kanibal, te palexuar një germë në jeten e tyre, urrejnë veten, tradhetar, te pabesë, te liq, të pashpirt.Per muaj kam qendruar e rrethuar me ushtar te vdekjese edhe kur gjumin e beja në krevat te gjaktë.Ata ushqeheshin nga trupi im, ata nxirrnin flori nga trupi im, ata ngrinin ngrehina nga trupi i im,ata shkembenin krim nga trupi im, ata benin pazare te felliqura me trupi tim,ata harboheshin me para që rrjedhnin nga shitja e trupit tim,por nuk isha vetëm, ishin shumë si unë, por asnjera nuk tuorturohej si unë.Kishin dhe një metodë naziskine.Te futnin spec te djeges në vaginë,nese ti nuk do te bindeshe deshirave te tyre. Kam disa ditë që kam ikur dhe akoma nuk e kuptoj se ku jam.Me bëjnë veshet sikur tingulli i telefonit lajmeron per te dalë në rrugë në çdo orë Bie në gjumë e trembur, flej e trembur,ngrihem e trembur, ulem në tavolinen e ngrenjes e trembur, shkoi në tualet e trembur.Kur rri me ju, sytë janë drejtuar nga ju,ndersa trupi dridhet dhe shpirti trembet.Me fishkellon në intervale një terror psikologjik.Floket dhe trupi në intervale me pikojnë djersë te ftohta. Nuk e ndjej veten më njeri dhe siç ishte e mbeshtetur në divan, humbi ekulibrin dhe u perplas në qilimin e shtruar në dyshemen e parketë. Në një moment kur Engjellorja po afrohej te katermbëdhjtave, Bukla rreshqitazi, hapi temen e marteses se saj. Engjellorja nuk dha një miratim, por u shpreh :-Unë mesova në jetë vetem emerin `babi`, por jo emer te perveçem nga ju, asnjëhere nuk me është bërë prezent.Unë kurrë nuk e shijova babin.Le te ishte si te ishte ngjarja.Unë kam lindur nga një baba dhe ai eshtë babai im.E kerkoj,nuk e kerkoj e respektoj,nuk e respektoj e gjykoj,nuk e gjykoj,e perbuzë e urrej,keto janë çeshtje ndjesish dhe gjykimi dhe influenca te diktuara.Edhe ketu ka çifte te ndara, por i marrin femijet e tyre në ditë te caktuar te javes, i shetisin, marrin pjesë në edukimin e financimin e tyre per mirë rritjen,ndersa unë e vetme,pa një baba,pa një dorë që zgjatet me dashuri ndaj meje, pa një dashuri.Nuk me ka munguar perkujdesja e dashuria juaj,asgjë nuk me ka munguar, por dashuria dy prinderore,duhet te femija te mundesohet në çdo rrethanë,vetem perjashtimore në rrethana objektive dhe atëhere duhet ti flitet vazhdimisht per te ndjerin,në pervjetor, në vizita tek varri,duhet te derdhen edhe lot.Ato mbeten te mbira në ndergjegjen e femijes në rritje.Keto asnjë femije nuk i duhet privuar.Bukla e shqetesuar u takua me Valdeten dhe i citoi reagimin e vajzes.E degjove Valdete,në ligjeratë të drejtë dhe në mbyllje u ngritë pa thënë naten e mirë dhe per disa dite rrinte e ngrysur.Te lutem qetsou, hajde te bejmë nga një çaj se duhet te pershtatem me kohen. Ajo perditë na therret, por bejmë sikur nuk e degjojmë, apo nuk e degjojme se nuk na pelqen, apo e degjojmë e nuk e ndjekim dot.Ajo ecen në te sajen, na buzëqeshë në kalim, apo në raste edhe na perqeshë.
Në fakultet Bukla ishte njohur me Zafirin Ata u takuan e u pershendeten ne ambjentet e fakultetit.
Ajo ju drejtua :-Pershendetje Zafir ! -Pershendetje Bukla !
-Sa bukur dhe me rezonanacë tingellon shqipja jonë në ambjentet e fakultetit.
-Jo vetem tingelluese por, sikur sundon,me tingullin burreror dhe, që parëson në pergjithesi te gjitha alfabetet e botes, por shpesh i bëj pyetje vetes :
-Si na rrudhi historia, ku e patem te zezen ne shqiptaret ? Vallë kanë qënë te tillë nje pjesë e mergimtareve te degjuar, që kanë bërë emer në dhe te huaj dhe, u kanë sherbyer atyre regjimeve te atyre vendeve me pasoja per token tonë ? Kaq me zell vihemi në sherbim te huajve, sa mohojmë komb e atdhe-lindje, origjinë e gjenetikë.-Nuk mund te ndodhë ndryshe.Jemi nder vendet e para që u sherben te huajve me shumë, se bashkëkombasëve te vet.Per afro 113 vjet, nga fillimi i shtetit parë shqiptar te historisë moderne, me 28 nentor 1912 e deri sot, nuk krijuam një shtet te merituar !Sa shekuj duhen që ta kuptojmë, se te huajt që vijnë tek ne, vijnë per interesa te tyre dhe çfarë ngelen therrime, shperblehemi me to ?! Mund te ndodhë dhe te pergjakura?!
-Ju Zafir keni lindur në Itali, sa e ndjeni veten shqiptar ?
-Unë jam shqiptar njezetëkater karatesh.Merita kryesore ju takon prinderve te mij.Sigurisht ata kanë qenë te shkolluar dhe nuk kanë pasur pasoja inferioritet, as nga shkollimi, kultura, as pasuror, por kanë patur dhe manifestuar ndjenjë te thellë patriotike per gjuhen shqipe dhe per token nga flitet shqip.
Tek udhetonin me makinë ndaluan ne trafik.Midis tyre ra heshtje. Ajo u kthye nga Zafiri dhe u shpreh : -Mese do ta thyesh heshtjen Zafir?
-Gjeta një enderr te kahershme që me trazonte gjumin e nates, me fliste e ikte.Me fshihej. E ndiqja dhe nuk arrija ta kapja, te perqafoja e ta mbaja në duar.Ti ledhatoja flokun e gjate palë pale, te udhetoja me të në ambjente e blerta, te keputja lulet e te ja dhuroja në diten e ditëlindjes saj. Ta uroja shpirterisht, ti puthja shpirtin dhe ta beja te lumtur.Te ja puthja buzeqeshjen, te ja fshija lotin e mallit e të kishim bashkë krijesen tonë, krijesen e dashurisë.Mendoja vallë, a do te mjaftonte kjo sjellje e imja vetem kaq, apo do te rekesha, te vrapoja qe te sillja nga planeti që favorizon dashurinë, çfarë ai do te me keshillonte ? A do te me jepte metalin e fatit e te dashurisë, per ta sjellë, që te mos shoh në sytë e tu me te voglen brengë dhe nese nuk do te mjaftonte, dite te tera do te vrapoja.Do te pyetja yjet, zogjtë, lulet, do te veçoja bleten punetore, te ma falte diturinë e praktiken e endjes mjaltit, që te embelsojë jeten tende.
Bukla, ju afrua sediles se tij,i hodhi duart në qafë e afroj në gjoksin e saj dhe humben në magjinë e puthjeve.
U shkeputen per një çast nga njeri tjetri dhe po lundronin nën peshen e ndjenjave.
-Hë Bukla, çfarë mund te na thuash, u shpreh Zafiri per te mos vazhduar heshtjen.Ajo tundi koken, sikur tunde te ardhmen. Jemi në trafik jetesor ku udhetojmë perditë, duke bërë në vetvete krahasimin, me trafikun në rruget e perditeshme. Nisesh per te shkuar në punë, apo në veprimtaritë tuaja jetësore. Duhet uruar që te mos perplasesh, te aksidentohesh, apo te përfundosh në urgjencë, apo në morg me trafikun e ngarkuar që takon.
Ajo e shikoj permallshem Zafirin dhe hodhi shikimin larg, nepermjet hapsires, që krijonte xhami i hapur i makines e u shpreh :-Lum ai njeri, që ka ndërmend, të ruaj dashurinë ! Mjerë ai që gabon, në ruajtje te saj ! Gjithmonë ai ka per te vuajtur!


















