COVID-19, 2020. Poezi nga  Ali Sylaj

 

 

Rrëfehu nga vjen shfarosës i mallkuar
Nga fund i tokës apo qiejtë pa skaj
Tinëzar i fjetur në erë i  maskuar
Vrasëtar përbindësh i njerëzimit pa faj.

 

Zbarkove pa tanke, apash e luftanije
Qëllove pa krisma, barut, flakë e tym
Erdhe djall i tretur, në heshtje e hije
Pushtues i frikshëm në planetin tim.

 

Erdhe me të prekur, frymë e stërplaka
Kuçeder spiune me 7 miliardë kokë
Pa vija qendre, të djathta e të majta
Mbi gjahun e shkujdesur me bishtin nën rrotë.

 

 

Shpalle luftë rrufe, pa shkrepëtimë
Në supë lakuriqësh mësove Kinën not
Në vend të sirenave, kollë e tështimë
Si rrqarthin në zgavër ngujove një botë.

 

 

Azinë, Amerikën e Europën e plakur
Për maska e doreza i lëshove në kllucë
Qeveritë mos qofshin me gjak të trashur
Dolën zhul zbuluar si derri në llucë.

 

Baltose ushtarakë, gjeneralë e strategë
Korb ua nxive teknologjinë e fytyrën
Shkencës në kurorë i theve shumë degë
Jo më armë e helm, as zjarr mbi natyrën!

 

Jo dhunë e solar,ndaj strehës shtëpi
Satelitët galaktikave vec se s’kanë brirë
Se një mijë vdesin që të rrojë vec nji
Prandaj panik-Koronë, rrënjët ke shtrirë.

 

Profesorë, artistë, të pasur e grykës
Në një avion kanë hipur cullak me trishtim
Me bujq, punëtorë, të fortë e lypës
Basketboll pa kosha luajnë barazim.

 

A mos doktorrët në gjumë i ke vënë?
Shpërtheve atom në miliona gradë
Heronjtë e ANSA vallë mbeten në hënë?!
A rob dijetarët i mbërtheve të gjallë?

Zhvlerësove mendjeartët nga A-ja në ZH
Pa lamtumirë jetët ndërrojnë vend
Ndërsa interneti katër e pesë-G
Majava bëjnë “selfie” duke shitur mend.

 

Ndoshta ua kujtove shenjën në horoskop
Miliarderëve mafiozë, verban politikanë
Në gjunjë para vdekjes, të besojnënë Zot
E të fshijnë“ menderën” me paratë që kanë.

 

A mos rendi është pranë një rotacioni?
Se hudhër po mbajnë erë metamorfozat
Në politikat globale të nisë revolucioni
Në kapitalizmin e sëmurë nga Kovid-virozat.

 

Tash i balsamosur s’ke për të ikur
Po imët do ta sitim papërgjegjshmërinë
Do hetojmë je ilindur apo i shkpikur,
Deri sa të të mposhtim me kurajo e vaksinë.

 

 

TIRANE, 28.03.2020

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here