Argyris Chionis (1966-2000). Zëri i heshtjes, poezi, përkthyer nga Visar Mborja

( Argjiris Hionis )
Zëri i heshtjes

Përkthyer nga
Visar Mborja

Tentativa drite

1966
Çdo fjalë ,është një rreze
Çdo poezi -një tentativë drite.

POETI

Mbi tingullin
E zërit im
Jetën time
Shenjova
Po të ndalosh
Këngën
do të mbarojë
bota.

Këngë për netët pa hënë

Makth

Jo, nuk është hija
Jashte portës sime
Ajo që më tremb
As psherëtimat dhe vajtimet
Që vijnë nga rruga
E di mirë ,e ndiej
Që të gjitha këto
Pjella të fantazisë sime janë
E di mirë
Se edhe vetëm një lëvizje e imja
Mjafton
Qe t’i dëboj këta makthe
Nuk është frika ime për ata
Por për këtë lëvizje
Që nuk mund ta bëj.

Metamorfozë

A emban mend
Guaskën e thyer
Të ëndrrës që fluturoi
Apo enën e lotëve
Që u avulluan?
Ishim bërë
Dy vazo lulesh të mrekulluëshme
Sigurisht, nuk kishim gjithnjë
Lule për t’ju vendosur
Dhe për më tepër
Nuk kishim lule të shtrenjta
Por ti gjithnje, diçka do të gjeje
Zakonisht lulëkuqe
Apo anemona
Ngjyra që të pëlqente
Ishte e kuqja
Kështu ,u bëre anije
Dhe udhëton tani
Brenda gjakut tim.

Profeci

Do të vijë një kohë
Kur deti ,do të shterrojë
Dhe zogjtë do të bëhen
Vela anijesh
Dhe do të bëhet shpirti ynë
Shkretëtirë
Dhe pulëbardhat
Endrra shtëpiake
Do të vijë një kohë
Kur vdekje
Nuk do të jetë më thellësia
Por dielli
Dhe nostalgji
Jo stereja
Por deti
Atëhere
Edhe ëndrra
Do të ndryshojë ngjyrë
Nuk do të jetë më, e kaltër
Por e verdhë .

Përshtatje

Deti
U bë tanimë ajo që e quajnë
‘’një kujtim I bukur’’
Kështu që të jetojmë tani
Nën errësirën e qiellit të ri
Duhet ti quajmë fare
Tabelat e shndritshme
Dhe mole
Rrugët e bordeleve
Sa për udhëtime dhe ,të të anijeve mbytje
Mjafton një shishe
Me verë të lirë
Dhe disa cigare , me duhan të sertë.

Paraqitje e parë

Kishit ftohtë
Dhe ju vesha rrobat e mia
Kishit uri
Dhe ju ushqeva me mishrat e mi
Kishit etje
Dhe ju dhashë gjakun tim
Dhe kur u veshët dhe u ngopët
Donit të këndonit
Dhë unë ju dhashë, koskat a mia
Dhë I bëtë ato, fyej
Por , nuk ishin tëndorshme, buzët tuaja
Dhë kënga doli
E akullt dhe e përzishme
Dhe filluat të qanit
Dhe të shanit…
E megjithatë
Nuk mbajta për vete asgjë
Përveç kënaqësisë
Së blatimit
Mos ma merrni edhe atë.

Kronikë

Dhe pastaJ
Erdhi thika
Dhe zjarri
Dhe me vonë, ndërtuesit erdhën
Dhe rrugët
U rikthyen në vendin e tyre
Dhe ëndrra rifilloi
Dhe endet brenda ne qytet
Dhe uplak porta
Paqësisht
Dhe u bënë ,rrugët e saj
Arterie të plakura
Nekrotike
Dhe u bëëndrra
Makth dhe vampir
Qe kruan me thonjtë e tij
Fytyrën e saj të ngrysur.

Pasion njerëzor
Fonda Kondilit

Ti , I ngjan Nazarenasit
Më the
Shikoj në sytë e tu
Një përditshmëri të kryqëzuar
I solla atëhere pëllëmbët e mia
Mbi fytyrë
Si të doja të evitoja kështu
Ate çka fjalët e tua ,ujitën
Por ishin të shpuara pëllëmbët e ima
Dhe ndërmjet vrimave
Acid dhe helm
Shikimi yt
Po ujit buzët e mia të thara.

Lutje

Më jepni përsëri
Dorën time
Duhet t’i flas
Trupit të saj
Duhet t’i tregoj
Erës
Cilën rrugë të marrë
Që të shmnagë
Pyllin , nga I cili ka frikë
Duhet të vendos gishitn
Në plagët e ëndrrës
Që të besoj
Qe ajo ,nuk vdiq
Vetem sa u plagos
Me jepni përsëri
Kupën e pëllëmbës sime
Kam edhe shumë pëllumba
Jetime
Për të ushqyer ende.

Pesë ëndrra

Agoni’

Ishte një shami koke, e zezë
Dhe asgjë më tepër
Bile as konturi
I fytyrës , nuk dallohej
Nje copë natë
Brenda mesditës
Verbuese
Ishte një shami koke e zezë
Dhe shkoi
Duke u përpjekur të vishte
Një dënesje.

Anasjelltësi

Dhe ishtç,si I thonë
Deti I artë
Dhe dielli
Ishte I kaltër
Dhe trupi yt
Ishte I gurtë
Dhe shkëmbinjtë
Adoleshentë të trëndafiltë
Që këndonin
Për të debuar frikën
E heshtjes tënde.

Heshtje

Nje dritare e mbyllur
Fytyra jote
Dhe rrudhat
Qe ballin tënd e gërvishtin
Grila përgjysmë të hapura
U perkula kinse
Që të marr një puthje
Dhe pashëarsyetimin tënd
Si një qiell me yje.

Erotike

Ishte ,si I thonë
I tejdukshëm, kraharori yt
Dhe pashë
Si në një sahat
Të hapur
Mekanizmin e brendësive të tua
Që jepte
Gjak dhe lëvizje
Në duart e mia
Si akrepa të dashurisë.

Pagesë

Ne mes të ditës
Etja jote
Në mes të etjes tënde
Një pus
Pa ujë
I mbushur me hardhuca
Dhe kërma
Dhe u përkule
Mbi pusin
Dhe qave
Dhe ai ,të tha:
‘’ faleminderit për freskinë’’

Variacione, rreth ‘’po’’- së dhe ‘’jo’’- së

Isha zë
Dhe ndjeva të llindte
Brenba meje
Si ëndërr
Miti I jetës
U rrita
Dhe u bë miti
Mish dhe gjak
Vdiqa
Dhe u bë përsëri miti
Endërr.

Rrugëtim

Merrini reliket prej këtej
Dhe ndërroni shpejt
Çarçafët
Do të vijë, pas pak
Njëçift I porsamartuar
Dhe mbi këtë krevat
Do të përqafohet
Me lule të bardha limoni
Dëbojeni kutërbimin e dekompozimit
Dhe hapini dritaret
Që të shuhen ,qirinjtë e përzishëm
Para se të kalbet
E fundmja psherëtimë
Të ringjallet një e qeshur e re
Para se të na pushtojë
Humbja
Le të lindet, shpresë e re.

Pritje

Merimanga e madhe
Merimanga e zezë
End dhe end ,rrjetën e saj
Dje jetoja , tani jetoj
Nesër, nuk e di , a do të jetoj
Kjo është mosha e qenies sime
Dhe historia e saj
Dhe merimanga e madhe
Merimanga e zezë
End dhe end , rrjetën e saj
Dhe pret.

Kalim

Kap dorën tënde
Dhe rigjej
Formën time njerëzore
Rikujtoj mishin tim
Dhe ndërtoj një shtëpi
Rikujtoj vdekjen
Dhe lind fënijë
Rikujtoj moshën time
Dhe hap një varr
Dhe ,me vonë rri
Dhe dëgjoj,tingullin e hapave të tu
Kalimin e kohës
Dhe dëgjoj e dëgjoj…
Dhe pres
Orën kur ,formën time njerëzore
Do ta rihumbas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here